Klodiana Lala bën paralajmërimin “bombë”: Nuk kanë për të ndalur rrëmbimet dhe vrasjet, shteti duhet të ndërhyj menjëherë në këtë qytet të Shqipërisë


Gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar autoritetet për rritjen e nivelit të kriminalitetit në Lezhë e Nikël. E ftuar në “Open”, Lala tha se në këto vende shteti duhet të ndërhyjë patjetër, pasi në këto zona do të ketë atentate e rrëmbime. Ajo shtoi se çdo ngarkese të kapur nga policia ka një të vrarë dhe në këto zona do të mbizotërojnë ngjarjet kriminale.

Foto e bardhe

“Nëse nuk ndërhyn në Lezhë dhe në Nikël shteti, ka për të pasur përplasje të forta, nuk kanë për tu ndalur rrëmbimet, vrasjet e atentateve mafioze. Nuk kemi pse të ulemi ne dhe të diskutojmë, e keni parë që pas çdo kapje të një ngarkese, kemi pasur një të vrarë. Autoritetet duhet të ndërhyjnë patjetër”, tha Lala.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *