“Mban ai besëpreri”/ Marrëveshja e Ramës dhe Bashës, Astrit Patozi thumbon ashpër Sali Berishën: Mos qani pas 5 vjetësh, mos bëni sikur ju ka marrë në qafë ai

“Mban ai besëpreri”/ Marrëveshja e Ramës dhe Bashës, Astrit Patozi thumbon ashpër Sali Berishën: Mos qani pas 5 vjetësh, mos bëni sikur ju ka marrë në qafë ai

Astrit Patozi ka ironizuar ‘kritikët’ e marrëveshjes Rama-Basha në vitin 2017.

Foto e bardhe

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Patozi është shprehur se askush nuk do të kishte reaguar për këtë marrëveshje nëse nuk do të ishte përjashtuar Sali Berisha nga PD, teksa i referohet datës 9 shtator.

Reagimi i plotë:

MOS QANI PAS 5 VJETËSH PËR 17 MAJIN

Caktojani Lul Bravës po të doni edhe helmimin e Petro Nini Luarasit, se brenda jeni, mban ai “besëpreri”.
Por mos bëni sikur ju ka marrë më qafë 5 vjet më parë me marrëveshjen e 17 majit, sepse keni qenë po aq të lumtur dhe po aq të përfshirë sa ai, kur doli para kamerave duke u qepalluar me Edi Ramën.
Për të mos thënë që dikush ka qenë online me të gjatë gjithë flirtimit me argatin e Vuçiçit, me telefonata direkte apo me ëhatsapp, gjatë atyre orëve të gjata dhe të lavdishme në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Foto e bardhe

Natyrisht që tabulatet nuk ka rrezik të jenë ndonjëherë objekt i SPAK-ut, sepse marrëdhënie me dëshirë mes palëve ka qenë, jo përdhunim. Dhe me siguri do të vazhdonit ashtu deri sa vdekja t’ju ndante, po të mos kishte ndodhur 9 shtatori.
Atëherë po që nuk ka nevojë, as për dëshmi dhe, as për shpjegime, për të njohur tradhtarin, që nuk duhet të kishte lindur fare.
Tani e di i madh e i vogël se ai kishte pasë qenë njeriu i zi, që kishte marrë në qafë, jo vetëm Partinë Demokratike, por edhe të gjithë kombin shqiptar, prej nga koha e pellazgëve e këndej.


Leave a Reply

Your email address will not be published.