Prona dhe miliona në llogari bankare -Konfirmohet pasuria “e çmendur” e Ben Blushit

Prona dhe miliona në llogari bankare -Konfirmohet pasuria “e çmendur” e Ben Blushit

Media dhe politika shqiptare kanë prodhuar personazhe të ndryshme, njerëz që përfshirja në politikë, apo në media duket se ju ka dhënë shumë fryte.

Një personazh i ardhur nga bota e medias, dhe përfunduar në politikë, është edhe ish-politikani dhe ish-deputeti socialist, Ben Blushi.

Sipas investigimeve të CNA.al, Ben Blushi zotëron një pasuri marramendëse, që është shtuar vit pas viti, me shifra të frikshme.

Nga pronat në Korçë, në Dardhë dhe në Tiranë, deri edhe ortakëritë me pronarët e koncesionit të inceneratorëve, Ben Blushi rezulton një “oligark” në Shqipëri.

Por, ndërkohë, pasuria e Ben Blushit tashmë është konfirmuar edhe nga një institucion, ILDKPI.
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, në një shkresë zyrtare konfirmon pasurinë e “çmendur” të Ben Blushit, e publikuar më parë nga CNA.al.

Foto e bardhe

Në shkresën zyrtare thuhet se “Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikit të Interesave në zbatim të nenit 34 ë Ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zzgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar, vetëm publikon të dhënat e grumbullura nga deklarimi i interesave private në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit dhe për mbrojtjen e të dhënave personale.

Për sa më sipër, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në përmbushje të kërkesës së paraqitur prej jush, me anë të shkresës nr. 1405/1 prot, datë 14.2.2020, ju ka vendosur në dispozicion deklaratat e interesave private për ish-subjektin deklarues z. Ben Blushi”.

Pra, janë deklarime të bëra nga vetë Ben Blushi, për periudhën që ai ka qënë subjekt i vetëdeklarimit.

Pasuria “e çmendur” e Ben Blushit, fakte dhe dokumente
Ben Blushi, në gati një mandat të plotë pas ardhjes së Rilindjes në pushtet, mundi të shtojë pasurinë e tij me një vlerë tregu, prej të paktën 750 mijë eurosh.

Sipas dokumenteve dhe investigimeve të CNA.al, rezulton se Ben Blushi zotëron një pasuri marramendëse.

Në fillimet e deklarimit të pasurisë, në vitin 2003, Blushi deklaron apartament banimi, depozita dhjetëra mijë dollarë, por edhe të ardhura marramendëse për kohën.

Më pas në opozitë çdo vit pasuritë shtohen nga bashkëshortja si notere. Nga ai me pagë si deputet, por edhe disa qindra milionë lekë nga librat. Depozita në lekë, dollarë dhe euro, interesa bankare.

Edhe pse në opozitë, në vitin 2012, Blushi ka në banka gati 300 milionë lekë. Interesat bankare shtojnë pasurinë e tij. Të ardhurat nga taksat e shqiptarëve si deputet shtojnë pasurinë e tij. Licenca e noterit që mban bashkëshortja shtojnë pasurinë e tij. Këste nga shitje librash shtojnë pasurinë e tij.

Dhe në vitin 2015, Ben Blushi blen 300 mijë dollarë obligacione në një bankë të nivelit të dytë. Pasuria vetëm shtohet.

CNA.al ka treguar se si në vitin 2015, një biznesmen i shiti një pasuri në qendër të Korçës. Një ambient tregtar, biznesi, për një vlerë vetëm 30 mijë euro, ndërkohë që vlera e tregut në atë ambient shkonte rreth 500 mijë euro. Faturat e deklaruara janë për vetëm 30 mijë euro dhe prona është në emër të vajzës së tij, N. Blushi.

Kjo e deklaruar edhe në formularin e vetëdeklarimit të vajzës së Ben Blushit, Natali Blushi.

Kjo e fundit deklaron se shuma 30 mijë euro është paguar nga llogaria e babait të saj Ben Blushi.

Foto e bardhe

ashtu pas një investigimi zbuloi një tjetër pronë të paluajtshme në një nga zonat turistike, në Dardhë të Korçës.

Këto janë dy prona të paluajtshme, njëra në Korçë dhe tjetra në Dardhë.

Këtu nuk po flasim për pasurinë e tij në kryeqytet. Nuk po flasim për rreth 300 milionë lekë të tjera, të cilat ndodhen në banka të nivelit të dytë në forma si bonus thesari apo miliona e miliona të tjera, të bëra nëpërmjet mënyrave se si ai ka mundur të manipulojë pasurinë e tij.

Këtu nga pas fshihet edhe një pallat në kryeqytet, në emër të vjehrrit të tij, një ish-avokat, i cili ka mundur të përfitojë një pasuri disa miliona euro.

Sipas deklarimeve të vetë Blushit, në vitin 2017, i cili është dhe viti i fundit i deklarimeve të “oligarkut”, llogaritë në lekë sërish shtohen me miliona. Llogaritë në dollar shtohen. Llogaritë në euro shtohen. Të ardhurat si deputet, të ardhurat nga objekti 500-milionësh në Korçë. Bashkëshortja e tij notere, kur Blushi vërdallosët me Libra-n, dyfishon punën e saj.

E në fund në qoftë se bën një mbledhje të thjeshtë të pasurive të paluajtshme, qindra mijëra dollarëve kesh, dhe aktiviteteve të Ben Blushit, e shikon se media ka një oligark, një miliarder që blen prona, duke e fshehur vlerën e vërtetë, që blen obligacione qindra mijëra dollarë, që në të paktën 15 vite, disa qindra mijëra dollarë të tjera janë siguruar nga puna e bashkëshortes si notere.

Vetëm nga taksat e shqiptarëve Ben Blushi është paguar rreth 300 milionë lekë si ministër apo deputet, në gati 15 vite.

Por, nuk ndalet me kaq.

CNA.al ka zbuluar ortakëritë e Ben Blushit, në kompani të ndryshme edhe me pronarët e inceneratorëve.

Bëhet fjalë për dy kompani. Së pari është EM Capital Group, ku marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi. Në këtë kompani janë ortakë Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Eva Blushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published.