Trondit Lorenc Vangjeli: Disa personave që dalin në ekran do t’u vihen prangat shumë shpejt

Trondit Lorenc Vangjeli: Disa personave që dalin në ekran do t’u vihen prangat shumë shpejt

Analisti Lorenc Vangjeli ka folur rreth arrestimit të disa personave të fuqishëm mediatik.

Deklaratat e forta Vangjeli i bëri në studion e “ABC Live” pasditen e së martës.

Gjithashtu ai u shpreh se ajo që nuhatet këto kohë në Tiranë është një frikë e madhe në ajër.

Foto e bardhe

Vangjeli shtoi se është shumë e vështirë që një zyrtar shqiptar të firmosë, pasi duhet të mendohet dy herë para se ta bëjë.

“Disa persona që i shohim në ekran, do t’i shohim sërish në ekran por kësaj here me kokën e ulur dhe duart ndoshta prapa”, tha Vangjeli.

“As kryeministri dhe askush tjetër nuk ka kontroll absolut mbi SPAK, ashtu sikundër akuzojnë njëri-tjetrin. Rama, Meta e Berisha e dinë këtë. Reforma në Drejtësi nuk mund të shërbejë për të korrektuar politikën. Në Tiranë ka frikë, ka shumë frikë. Dhe do të ndodhin gjëra, sa i përket veprimit të drejtësisë. Me konkretisht, do ta shohim ditë pas dite dhe frikë nuhatet në ajër. Shumë e vështirë të firmosë një zyrtar shqiptar, mendohet dy herë para se të ndodhë. Do të shikojmë personazhe, që dalin në ekran, që do të dalin sërish në ekran, por me kokën ulur dhe ndoshta me duart mbrapa”, u shpreh Vangjeli./albeu.com/


Leave a Reply

Your email address will not be published.