Gazetari i njohur plas ‘bombën’: Ja si e nisi Ilir Meta me 60 mijë euro kredi dhe përfundoi me vilën tek Gjiri i Lalzit!


Gazetari investigativ Adriatik Doçi foli mbrëmjen e djeshme lidhur më çështje si korrupsioni, tenderat dhe koncesionet dhe si kanë vijuar ato në vendin tonë.

Foto e bardhe

Ai kërkoi nga SPAK që të hetonte këto raste ku politikanët blinin prona me vlera marramendëse nga hiçi dhe tregoi rastin e Ilir Metës që nisi me një apartament në Golem të ndërtonte pallat e të blinte një vilë luksoze si ajo ën Gjirin e Lalzit.

“Le të marrim vilën e Ilir Metës, që e ka bërë në Gjirin e Lalëzit, ku sot nuk kemi një faturë se sa kushton ajo vilë. Në vitin 2003 ka blerë 60 mijë dollarë me kredi tek banka-italoshqiptare atëherë dhe ka blerë një vilë në Golem të Kavajës. Këtë vilën pas 3 vitesh e shet 300 mijë euro. Me këto dhe një kredi merr një apartament 400 mijë euro tek Rruga e Barrikadave. Blen tokën pastaj ku ka ndërtuar dhe pallatin. Me të shitur hyrje aty merr mbi 1 milion euro. Pastaj pretendon që një pjesë të dyqaneve aty i ka shkëmbyer me vilën në Gjirin e Lalzit. Por vetëm pjesa e palmave jashtë e tejkalon vlerën e dyqaneve. U bë dhe një reportazh atëherë për vilën, një nga gabimet e Kryemadhit, ku ra në sy luksi i jashtëzakonshëm. Kur nisi diskutimi për Reformën në Drejtësi reportazhi u zhduk, nuk është më. Nëse SPAK hesht para këtyre fakteve ky është modeli i pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Do vazhdojmë të merremi me peshq të vegjël. SPAK le ta verifikojë kush janë ata që paskan vila luksoze në Dhërmi, Gjirin e Lalzit, në Palasë apo kudo”, u shpreh Doçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *