Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në emisionin “Open” duke komentuar procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, deklaroi se nuk mund të nisë një proces duke përjashtuar, ku më tej tha se negociatat mes Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Ballës janë një farsë e Edi Ramës.
Abilekaj tha se negociatat ndodhen për të përjashtuar, dhe u përjashtua LSI dhe grupi i Rithemelimi, dhe nëse “merr pjesë në një proces përjashtues, shkon për të sabotuar”, tha ai.
“A duhet të kemi një opozitë të përfshirë në çështjen e presidentit, kjo është pyetja?!
Pse themi fasadën e Ramës, sepse po negociojnë me një njeri që ka prishur tre marrëveshje më parë me opozitën. Tani për çfarë shkojnë këta si cjapi te kasapi, u ka dhënë dikush garanci? Se në marrëveshjen e parë dhe të tretë kishin një garanci dhe as garancia nuk u mjaftoi, tani çfarë garancie kanë që emrat që do propozojnë do të merren seriozisht. Zgjidhja është që procedura kushtetuese është kjo, që fillojnë raundet, konferenca e kryetarëve cakton vetëm datat e raundeve dhe këtu e mbaron. Këtu kemi këtë pjesën e procesit politik. A duhet të marr pjesë opozita? Mirë është që po, por si të marr pjesë në një proces që fillon me përjashtim?!
Kjo ndodhi për të përjashtuar, dhe u përjashtua LSI dhe grupi i Rithemelimit. Nëse merr pjesë në një proces përjashtues, shkon për të sabotuar”, tha ai.