Analisti Lorenc Vangjeli shprehet se Presidenti Ilir Meta mund ta dijë se kush është denoncuesi apo sponsorizuesi i artikullit të gazetës austriake.
Vangjeli mendon se ky artikull mund të jetë sponsorizuar nga personat e akuzuar për inceneratorët.
“Instikti më thotë që vetë Meta e di se cili mund të jetë denoncuesi i tij. Meqënese po flasim për një histori sa kohë nuk ka në citim të saktë, mund të jetë edhe një thashethem, unë po rrëfej atë që qarkullon në Tiranë, në kafenetë e bllokut, që thotë që është rrethi i njerëzve të dyshuar që mund të ketë bërë këtë rrëfim janë këta”, deklaroi Lorenc Vangjeli.