“PS nuk do e humbasë këtë shans”, gazetari i njohur bën parashikimin e rëndësishëm për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit


Gazetari Roland Qafoku komentoi në emisionin “Sot live në Shqipëri” zgjedhjen e presidentit të ri. Sot u arrit edhe konsensusi i parë mes PS dhe PD-së për

Gazetari Roland Qafoku tha se pavarësisht dakordësisë mes palëve, mazhoranca nuk do e humbë shansin që presidenti të jetë i PS.

“Në fund, presidenti do jetë i PS. Në të gjithë historikun e 10 presidentëve që ka Shqipëria, pas 1990, 4 janë të PD dhe një i PS, Rexhep Meidani. PS nuk mund ta humbë këtë shans pavarësisht përpjekjeve që duhet të jetë gjithëpërfshirës. PS është shumë e kalkuluar”, tha Qafoku.

Ndër të tjera, Qafoku tha se problemi më i madh në politikë është opozita duke iu referuar edhe përçarjes së demokratëve, për të cilët thotë se veprojnë me vetësiguri dhe fryrje në të gjitha komunikimet.

“Ne sot nuk kemi problem qeverisjen. Qeverisja bën çfarë të dojë dhe nuk i kërkon njeri llogari sepse opozita nuk prodhon më opozitë. Përfaqësuesit e opozitës sillen më keq se ata të qeverisë në të gjithë komunikimet e tyre me një fryrje, vetësiguri. Po të ishin pushtet ata? Morën një goditje të merituar dhe nuk ua ka dhënë qeveria, e kanë marrë vetë. Nuk u votuan. Opozita është moral, është përulje”, tha Qafoku.

Në mbledhjen e ditës së sotme, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj duke iu drejtuar përfaqësuesve të mazhorancës kërkoi qëndrimin nëse ata janë dakord me dokumentin e dorëzuar nga opozita që të jetë kjo e fundit që të bëjë propozimet konkrete. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla shprehu dakordësinë që deri në raundin e tretë propozimet janë të opozitës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *