Avokati i njohur zbulon skenarin e kryeministrit Rama dhe lëshon ‘bombën’: Ja pse nuk janë hetuar Meta dhe Berisha. Yuri Kim ka ndërhyrë

Avokati i njohur zbulon skenarin e kryeministrit Rama dhe lëshon ‘bombën’: Ja pse nuk janë hetuar Meta dhe Berisha. Yuri Kim ka ndërhyrë

Avokati Redon Meksi ka folur për deklaratat e kryeministrit Rama dhe ministrit Manja në drejtim të SPAK. Meksi tha se kontroll mbi drejtësinë ka politika bashkë me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Ai tha se funksionarët e PS-së duhet të ishin hetuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Foto e bardhe

“Nëse SPAK-u do hetonte Berishën dhe Metën do thoshim, ja po i heton sepse i suli Rama. Rama kishte mundësi t’i hetonte nga viti 2013-të. Është shoë për t’i ndihmuar ata dhe për t’i mbrojtur të vetët, duke u thënë ‘unë e kontrolloj SPAK-un’. SPAK-u ka ngritur disa akuza kundër Rilindjes që për mua janë të lehta. Për mua duhet të hetoheshin si grup i strukturuar kriminal. Kemi vendime të Këshillit të Ministrave, që me ato vendime po vidhet sot. SPAK-u nuk do. Mbase është duke hetuar sepse është sekret hetimi. Mbetet për t’u parë. Më duket më tepër si lojë politike”.

Pyetjes, kush ka kontroll mbi drejtësinë?, Meksi iu përgjigj:

Foto e bardhe

“Politika bashkë me Yuri-in. Kemi parë si kanë ndërhyrë në Veting. U ngrit një sistem drejtësie për ta marrë në dorë. Ne i kishim institucionet përkatëse, dhe mund të vendosnim njerëzit e mirë. Drejtësia është e varur nga pushteti. Duke qenë se kanë bërë krime, ata janë të gatshëm t’i lëpihen çdokujt në pushtet. Ky Ministër Drejtësie që kishte dosje për shit-blerje votash na del edhe na jep mend. Në krah të tij shohim një ambasadore që na jep mend, nuk shkon. Ka ardhur koha që ta marrë në dorë populli me demokraci direkte”.


Leave a Reply

Your email address will not be published.