Gazetari i njohur Blendi Fevziu në emisionin e tij u përball me një surprizë të bukur LIVE nga kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Ky i fundit i dhuroi Fevziut një buqetë me lule dhe një shishe verë ku edhe i uroj ditëlindjen. Blendi Fevziu u emocionua nga ky gjest dhe mbeti pa fjalë nga dhuratat që mesa duket nuk i priste.
“Këto lule dhe këtë verë vendase i ke nga Lezha, pasi jeni klienti më besnik dhe më i pëlqyer nga lezhjanët”, u shpreh Pjerin Ndreu.
Fevziu si temë diskutimi në emision kishte ‘Turizmin shqiptar’, ku u diskutua me ekspertet e njohur te vendit për pikat e forta dhe të dobëta të turizmit shqiptar.