Qytetari blen kosin e prishur tek “Big Market”, menaxherja: T’jap kos tjetër ose 30 lekëshin


Një qytetar nga Tirana ka shkuar sot në një nga supermarketet “Big Market” të Vullnet Sinaj dhe ka blerë kos të kompanisë “Erzeni”. Kështu qytetari mori kosin dhe u drejtua te menaxherja e Big Market që ndodhet te Sheshi Wilson.

Foto e bardhe

Siç shihet edhe nga videoja e mëposhtme, qytetari kërkon dëmshpërblim për produktin që ka marrë dhe jo kompensim, pasi nëse do e konsumonte, pasojat do të ishin të mëdha.

Ndërkohë menaxherja i përgjigjet se thjesht mund t’i japë një kos tjetër, ose lekët mbrapsht. Kjo e ka irrituar qytetarin, i cili ka paralajmëruar se këtë mund ta zgjidhë edhe me polici./joq

Video:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *