Avokati Spartak Ngjela, ka treguar rrugën që amerikanët do të ndjekin për të fundosur ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai deklaroi se amerikanët mund të ndjekin të njëjtën procedurë edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha, si në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, që po gjykohet për krime lufte në Hagë. Ngjela theksoi se SPAK nuk flet për këtë çështje, nëse kanë ardhur në Shqipëri apo jo prova kundër Berishës.“Saliu nuk ka respektuar një herë në jetën e vetë ligjin. Po pse e kanë duruar shqiptarët? Ai është ekstra ligjor, gjithë jetën e tij ka shkelur ligjin. I ka sjellë Shqipërisë një shkatërrim të madh. Ai është rrënuesi i madh i vlerave kombëtare. Ai mendon t’i kundërvihet Uashingtonit. Të ardhmen e të djathtës shqiptare e ka në dorë politika amerikane, që ka provat kundër Saliut. Provat kundër Hashim Thaçit s’u paraqitën në Prishtinë, por u krijua një gjykatë tjetër, në Hagë. Ai ishte në UÇK. UÇK është ende e armatosur dhe ata mund të kenë pasur prova që mund të krijoheshin përplasje. Por a do të ketë analogji në Shqipëri? Do presim që ta shikojmë. Këta i shmangen gazetarisë kur pyet, SPAK-u kur pyesin: A ka prova nga FBI? Ata thonë; Nuk dimë gjë! Kështu u veprua me Thaçin. Këtë analogji mund të kemi edhe këtu. PD ishte unike, dhe ishte Basha. Po të mos donte Saliu, zgjidhej Basha? Jo! Ai ishte më i afërti i Saliut”, tha Ngjela.
Ngjela: Çdo lëvizje monitorohet nga CIA dhe FBI
Ndërkohë, avokati Spartak Ngjela u shpreh se ish-kryeministri është duke u monitoruar nga CIA dhe FBI. Ai deklaroi se goditja do të jetë e shpejt.“Saliu mendon t’i degradojë zgjedhjet vendore drejt destabilizimit të Shqipërisë. Dhe zgjedhjet për pushtetin vendor do të mbahen në prill ose maj të vitit 2023. Ky po duket që është plani i Saliut, por që brenda vetes mban pamundësinë e kryerjes së tij për të destabilizuar Shqipërinë. Sali ziu, dhe me të, i gjithë korrupsioni i gjerë mediatik, nuk ka aftësi të kuptojë asgjë: sot në Shqipëri, çdo lëvizje subversive për destabilizimin e shoqërisë, është e kontrolluar plotësisht nga FBI dhe CIA. Dhe goditja po kuptohet që do të jetë e shpejtë, për të mos e lejuar bandën e Saliut që të fillojë lëvizjen e tij subversive në shtatorin 2022, e pastaj të dhunojë zgjedhjet vendore të prillit apo majit të vitit 2023, dhe të krijojë kështu destabilizimin e Shqipërisë”, tha ai. Ndër të tjera, Ngjela u shpreh se të korruptuarit e Shqipërisë po tallen nga amerikanët.“Vetëm politikanë dhe burra me moral të lartë, as nuk kanë qenë e as nuk janë të korruptuarit e Shqipërisë. Ata janë banditë ordinerë. Si pasojë e intelektit të ulët provincial që kanë pasur dhe kanë, të korrruptuarit e Shqipërisë jo vetëm që u korruptuan me veprime që janë zakone të njohura të botës së krimit, por tani nuk po e kuptojnë dot që, pikërisht për këtë arsye, amerikanët po i tallin. Po tallet hapur politika amerikane me ta. Sidomos me Saliun. Kryesor në këtë tallje është Saliu”, tha ai.