Gazetarja Klodiana Lala shkruan në Facebook se i arrestuari Nuredin Dumani ka folur gjatë për SPAK dhe ka nxjerrë prova. Lala shprehet se përveç emrave të bërë publik ka edhe të tjerë. Më tej gazetarja bën me dije se po largohet jashtë vendit por që nuk e tregon destinacionin.
Postimi i Klodiana Lalës
Nuredin Dumani foli. Foli gjate. I rrefeu SPAK ato qe thuheshin prej kohesh me apo nen ze. Iu dha provat. Une raportova. Pa dale drita. Fola per emra te botes se krimit: Martinaj, Suel Cela e Sanxhaktari. Ka dhe plote te tjere. Ka detaje. Tani po fluturoj. Destinacioni sekret
Mi beni te fala SPAK.