A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thyer heshtjen dhe ka folur nëse do të bashkëpunojë apo jo me Sali Berishën, kur ai të lërë postin e Presidenti.

Foto e bardhe

Sipas Kreut të Shtetit, bashkëpunimi me Sali Berishën do të baret nga raporti i ish-kryeministrit me referendumet, duke theksuar se qëllimi i tij është që Shqipërinë ta marrin në dorë shqiptarët dhe ata të kenë të drejtën e referendumit.

“Bashkëpunimi im me Sali Berishën do te varet nga raporti i tij me referendumet. Unë jam për ti dhënë fuqi popullit njëherë e përgjithmonë.

Unë përgjegjësitë e mia i kam marrë hapur për të gjitha aktet që kam bërë dhe do t’i marr pas 25 korrikut. Qëllimi është që Shqipërinë ta kenë në dorë shqiptarët. Shqiptarët mund ta kenë në dorë vetëm kur të kenë të drejtën e referendumit pa pengesa.

Atëherë klasa politike është në kontrollin e tyre, nuk guxojnë të bëjnë ligje kundër tyre dhe do të jenë të detyruar të japin llogari ndaj tyre.

Referendumi nuk është fillimi, referendumi është qëllimi i garantimi i sistemit demokratik për të ardhmen. Ka shumë interesa që të mos ketë referendum”, u shpreh Presidenti Meta në emisionin “Të Paekspozuarit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published.