“SPAK goditi sërish majtas”/ Operacioni ‘Plumbi i Artë’, Artur Zheji nxjerr prapaskenat: Ata përdoreshin për

“SPAK goditi sërish majtas”/ Operacioni ‘Plumbi i Artë’, Artur Zheji nxjerr prapaskenat: Ata përdoreshin për

Analisti Artur Zheji, teksa komentoi sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ megaoperacionin e SPAK ‘ Plumbi i Artë’, tha se goditja e SPAK është një gjë e mirë pasi janë shkatërruar një pjesë e bandave.

Ai gjithashtu tha se goditja ishte prapë majtas, sepse sipas Zhejit grupet kriminale marrin vota për maxhorancën.

Zheji: Rama i bëri ftesë SPAK-ut për Metën dhe Berishën. Për të vërtetuar apo hedhur poshtë non gratën e SHBA, ndërsa tjetrin se e do shumë. SPAK-u nëse ka pasur kundërpërgjigje goditi banda kriminale të rrezikshme. Mendoj që prapë goditja pavarësisht çdo të thotë opozita, them që këto grupe kriminale shërbenin në krah të maxhorancës, në skalionet e mbledhjes së votës. E parë SPAK-u ka goditur majtas. Do të ishte gabim që opozita të sulmonte SPAK-un duke e konsideruar këtë aksion fasadë. Populli ka shumë pritshmëri. Ndoshta është e gabuar, por gjithmonë në momente krizash të mëdha, kur organet e drejtësisë japin shkëndije pozitive njerëzit kanë tendencën të besojnë se nga shkëndija do të niset një zjarr. Njerëzit shumë të fuqishëm e që bëhen të pa parashikueshëm, në të gjitha rrethanat partnerët strategjikë i godasin. Ka rrjedhje të informacionit, por rreth tyre është bërë tokë e djegur, nëse i kanë arrestuar ushtarët, operacioni i tyre i krimit zvogëlohet dhe bëhet më i kontrolluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published.