“Kjo është vetëm maja e akullnajës”/ Nuk ndalet Evi Kokalari, plas ‘bombën’ e radhës për njeriun e afërt të Berishës dhe bën paralajmërimin e fortë


Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka vijuar sot sërish sulmet ndaj demokratit Belind Këlliçi.
Kokalari ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh që është shpërndarë nga Këlliçi dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë për të lobuar për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Postimi i plotë:

Kjo është lista e lobimit për Këshillin në 30 Prill. Është qarkulluar nga kryesia e Forumit Rinor dhe disa bashkepunetore të ngushtë të Belind Këlliçit pikërisht ditën e votimit.

Për sqarim, çdo emër në fletën e votimit kishte një numër.

Ky nuk është thjeshtë lobim por orientim klanesh.

Nga 67 personat të listës, 43 janë sot pjesë e Këshillit Kombëtar. Kjo përbën 29% të Këshillit të zgjedhur.

Disa nga keta 43 vetë, u futën me votën e lirë ose të lobuar, të tjerë me kuotën e rinise që është vetëm 15%

Ky i fundit thotë që ka fuqizuar Forumin Rinor me aktet e tij. Në fakt ai ka fuqizuar vetëm klanin e tij, ndryshe në Këshill do kishin hyrë të rinjte me numrin e votave më të larta nga lista e atyre që nuk arritën të kualifikoheshin, dhe jo të besuarit e Belindit.

Këto që them më lart janë vetëm maja e allkunajës.

… më shumë në vazhdim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *