Mundësinë që Rama të çojë për President një emër nga e djathta, Mustafa Nano nuk e përjashtoi, madje tha se do të ishte mirë të bënte këtë lloj surprize, dhe ai ka mundësinë që të surprizojë.
“Jo vetëm të vendosë një njeri që i ka përkitur opozitës së sotme, por të ketë një lloj integriteti, edhe sikur të jetë i Partisë Socialiste. E ka në dorë të na befasojë, e ka shansin ti bëjë publikut shqiptar një surprizë të mirë.
Ka fjalë se mund të jetë një kandidat i opozitës, të cilin opozita nuk do e pranoj, sepse do kandidat të saj.
Presidenti i ri kushdo që të jetë, sa të japë të paktën ca prova, do të jetë armiku i opozitës”, tha Nano.