Për përplasjen me armë në Elbasan para zgjedhjeve të përgjithshme që la 1 të vdekur e 4 të plagosur, Taulant Balla bëri përgjegjëse Partinë Demokratike.
Ai tha se njërin prej personave të përfshirë, Berisha e ka vendosur në një pozicion drejtues në një degë afër Tiranës.
“Personi është person publik”, tha Balla.
Balla tha se Sali Berisha e ka përdorur këtë çështje për luftë të brendshme brenda PD-së.
Balla u shpreh se, si drejtues i qarkut të Elbasanit, nuk ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje, e se nëse do të ishte i përfshirë, do të largohej nga politika.
Përplasja me armë e 21 prillit në Elbasan la të vrarë ish-mjekun psikiatër Pjerin Xhuvani, i cili njihej për angazhimet politike me disa parti kryesore në vend. Krahas tij u plagosën katër persona, prej të cilëve dhe një punonjëse policie. Ajo ndodhi pasi e ashtuquajtura “Strukturë e PD-së për Mbrojtjen e Votës” kishte ndaluar një makinë pa targa në lagjen “5 Maji” në Elbasan.