Kanë qenë të shumta reagimet për emrin e Bajram Begajt pas shqiptimit nga kryeministri Edi Rama.
Edhe gazetari Arian Çani ka bërë një koment në emisionin e tij “Zonë e lirë” për presidentin e ardhshëm të vendit.
“Nuk më krijon asnjë efekt negativ emri i tij. Edhe nga pamja nuk më rrezaton ndonjë ndjesi negative. Më duket paqësor. Që të them të drejtën do të preferoja një grua si Presidente.
Kur dëgjova Ramën që tha do zgjedhim një zonjë, mua mu bë qejfi. Unë e dua krijesën e femërore. Gratë më japin një ndjesi më të mirë në drejtimin e shtetit”, tha Çani.