Bajram Begaj zgjidhet Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, ja sa vota mori dhe cili ishte deputeti i opozitës që votoi pro presidentit


Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka marrë besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

Në këtë proces kanë marrë pjesë 83 deputetë.

Begaj është votuar pro tij, nga 78 deputetë.

4 deputetë kanë qenë kundër.

1 votë ka shkuar abstenim.

Sipas përllogaritjeve, votat kundër mendohet se kanë ardhur 3 nga LSI dhe 1 nga PDIU.

Sakaq sipas llogarive, mendohet 1 votë abstenim të ketë ardhur nga deputetët e PDIU, e po kështu një prej deputetëve të kësaj partie të ketë votuar pro për Presidentin Begaj.

“Nëse marrim në konsideratë deklaratën e Monika Kryemadhin, tre votat kundër duhet të jenë nga LSI, ndërkohë tre deputetë të PDIU rezulton të kenë votuar 1 kundër, 1 abstenim dhe një pro”, deklaroi gazetari Gjençaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *