“Lugati’ po i merr karrigen”, Ylli Manjani flet për makthet e Ramës: Është situatë e rëndë


Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratave të Ramës për zgjedhjen e Presidentit ndërsa ‘thumboi’ opozitën duke folur për të ‘vdekur’.

Sipas Manjanit, Rama vuan nga makthet dhe imagjinon sikur po i marrin karrigen.

“Prapë sot ka folur për “të vdekur”! U bë ca kohë që flet për të vdekur. E lidh gjithmonë “të vdekurit” me opozitën…

Nuk marr shumë vesh nga psikozat, por dukshëm përmendja e shpeshtë e fjalëve “vdekje” apo “të vdekur” tregon makth, frikë.

Duket sikur sheh në ëndërr opozitën e vdekur që i shfaqet si lugat… Një lugat që e tremb shumë… Imagjinon që “lugati” po i merr karrigen.

Situatë e rënduar duhet të jetë…

Kjo spjegon nevojën për pushtet absolut. Asnjë rrjedhje, çarje apo pasiguri nuk lejohet. E nakatos shumë…

Por “lugati” nuk ikën me vdekjen… përkundrazi aty do ta ketë çdo ditë e veçanërisht çdo natëëëë….”, shkruan Manjani.

Foto e bardhe


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *