Çupi zbardh prapaskenat “bombë”: Ja si Meta pagoi lobin grek në SHBA për të mos u shpallur ‘non grata’, presidenti kërkon kaos që të amnistohet nga amerikanët


Analisti i njohur Frrok Çupi tha ditën e djeshme se presidenti në ikje Ilir Meta ka paguar lobin grek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të mos shpallej “non grata”. Çupi ka folur për periudhën kur ishte Donald Trump president i Amerikës. “Që prej ditës kur presidenti i ri u vendos në Shtëpinë e Bardhë, Meta nuk la gur pa lëvizur me qëllim që të hynte në njërën nga kthinat e ‘Ëhite House’. Aktivizoi kë mundi e çfarë mundi, sidomos lobin grek në Amerikë. Këtë e bëri duke u mbështetur te deputetë të tij nga minoriteti grek në jug të Shqipërisë, të cilët mburren haptazi se kanë lidhje të afërta me rrethin e ngushtë të Donald Trump. Duke e parë që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë e drejtuar nga kryepeshkopi Anastas Janullatos- një figurë mjaft popullore dhe e besueshme për grekët kudo në botë, ishte vënë në shënjestër dhe nën breshërinë e britmave nacionaliste nga segmente ‘intelektualiste’ dhe politike shqiptare, këtë e kapi Meta si shpëtimtar. Meta e shfrytëzoi pozitën ‘nën sulm’ të kryepeshkopit të kishës ‘greke’, dhe e ‘mori në mbrojtje’. Qëllimi ishte që ta përdorte për t’u afruar me Trump përmes lobit grek në Amerikë”, tha Çupi. Sipas tij, presidenti kërkon kaos dhe trazira që të amnistohet nga SHBA. “Nëse në Tiranë do të shpërthenin trazira, sipas idesë së Metës, atëherë presidenti Trump “do ta kthente vëmendjen nga Meta”, për të gjetur zgjidhje. Domethënë Amerika do të kërkonte që presidenti ‘të ndërmjetësonte’ konfliktin civil në Shqipëri. Kjo ide i ka hipur në kokë opozitës këtu sipas modelit të opozitarit Guadio në Venezuelë, që po kërkon pushtet përmes konfliktit. Taktika e aplikuar disa herë në shtetin tonë ballkanik, se ‘kur Amerika nuk të ka në vëmendje, atëherë ndiz një zjarr në shesh’, u praktikua edhe nga presidenti aktual. Shqipëria hyri në një lëngatë konfliktesh të kryesuara nga presidenti dhe gruaja e tij, që ditën kur humbën shpresat se mund të kishin një lidhje të drejtpërdrejtë me presidentin amerikan, Trump”, tha ndër të tjera Frrok Çupi.

Foto e bardhe


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *