Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka folur për debatet e ashpra me ish-kryeministrin Berisha, ku ka dhënë deklaratën e fortë për djalin e tij. ai tha se djali i Berishës ka qenë i përfshirë në afera.“Ka qenë në kushtet e retorikës politike, unë i kam kujtuar që në jetën time gjatë gjithë këtyre viteve që kam angazhim publik si punonjës i shtetit shqiptar, kurrë nuk kam pasur asnjë problem me ligjin edhe me faktin që jam njohës i ligjit kam treguar kujdesin e duhur për ta respektuar në maksimum, ka të dhëna publike se djali i tij ka qenë i përfshirë në afera të caktuara korruptive dhe i kam kujtuar që para se të merret me mua të zgjidhë atë që ka brenda familjes së tij. Unë kam zgjedhur rrugën time. Së pari secili zgjedh rrugën e tij, nuk ndodh rrallë që njerëzit nuk bëjë gjërat që besojnë, por ato që përshtaten, kishte nga ata që mendonin se u përshtatet beteja për të qenë më afër Bashës, në momentin që u largua Basha mendojnë se i përshtaten më shumë zotit Berisha. Nuk është profesion i imi unë di të mbijetoj dhe të mbaj familjen time. Nëse ajo që unë besoj nuk përkrahet nga qytetarët unë hap rrugë dhe shikoj rrugën time edhe merrem me profesionin tim, disa kanë politikën si të vetmen profesion. Nuk është modeli im, për mua Sali Berishën nuk e shoh si të ardhmen e PD-së”, deklaroi Bardhi. Ndërkohë, edhe më herët Gazment Bardhi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të bëra nga ky i fundit. Bardhi shkruan se Berisha para se të lëshoja akuza më parë duhet të shkojë tek shtëpia e baxhanakut për ngushëllim, i cili humbi jetën në Gërdec në 15 mars të vitit 2008-të.“Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021”, nënvizoi Bardhi.
Gaz Bardhi plas deklaratën e fortë për Sali Berishën: Djali i tij Shkëlzeni ka qenë i përfshirë në afera korruptive, Berishën nuk e shoh si të ardhmen e PD
