Skandal, ja si vëllai i Kryemadhit mori 360 mln lekë te koncesionari i kolaudimit të makinave që monitorohej nga Meta

Skandal, ja si vëllai i Kryemadhit mori 360 mln lekë te koncesionari i kolaudimit të makinave që monitorohej nga Meta

Për herë të parë kanë dalë dje disa dokumente, të cilat ngrenë dyshime të forta për një tjetër skemë korrupsioni dhe përfitimi të paligjshëm nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, këtë herë në raport me kompaninë koncesionare SGS të kolaudimit të automjeteve. Në skenë shfaqet Drini Kryemadhi, vëllai i Monika Kryemadhit, respektivisht kunati i Ilir Metës, për të cilin SPAK mësohet se ka regjistruar së fundmi të paktën dy procedime penale për aferat me lobimet në SHBA me para të padeklaruara. Bazuar në raportin individual tatimor, Drini Kryemadhi ka marrë 36 milionë lekë ose rreth 360 mijë USD nga kompania e kolaudimit SGS, në formë pagash, gjatë periudhës 2013-2020. Në pamje të parë duket sikur kemi të bëjmë me një raport të zakonshëm mes një subjekti privat që përfiton para publike dhe një inxhinieri, i cili paguhet nga kjo kompani. Por, faktet që do të rendisim më poshtë flasin për një konflikt interesash, duke ngritur dyshime të forta për një aferë korruptive, e ngjashme me precedentin ‘Bllako’, ku ish deputeti Alqi Bllako është sot në burg, pasi akuzohet se ka përfituar përmes babait rreth 140 mijë USD paga nga kompania koncensionare e inceneratorit të Fierit. Vëllai Kryemadhit punësohet pas futjes së Metës në qeveri. Koncesioni 10-vjeçar i shërbimit monopol të kolaudimit të automjeteve, i konsideruar nga konsideruar si korruptiv nga opozita e atëhershme, është finalizuar nga qeveria e Sali Berishës gjatë periudhës shkurt 2018 deri në janar 2009. Në shtator të vitit 2009, Sali Berisha dhe Ilir Meta finalizojnë marrëveshjen politike, duke formuar një qeveri të përbashkët. Dy muaj më pas, pjesë e përfitimit të ndarjes së interesave të pushtetit, do të ishte edhe kunati i Ilir Metës, Drini Kryemadhi. Më konkretisht, në shtator të vitit 2013, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të merrnin plotësisht nën kontroll Ministrinë e Transporteve dhe drejtorinë e targave dhe patentave, përmes dy të besuarve të tyre, Edmond Haxhinasto si ministër dhe Ylli Spahiu si drejtor, ky i fundit me dosje në SPAK. Kjo degë e qeverisjes ishte përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të koncesionit të konsideruar si skandaloz. Teksa vëllai i Monika Kryemadhit vijoi të merrte nga SGS një pagë më të lartë se sa kreu i shtetit shqiptar, kompania nuk u trazua nga ministria e kontrolluar nga Meta dhe Monika, edhe pse shkeli detyrimet që buronin nga kontrata, sidomos me investimet. Në 21 nëntor të vitit 2013, Drini Kryemadhi fillon punë si një inxhinier i thjeshtë mekanik pranë SGS-së, por me një pagë marramendëse. Zëvendësministër i Transporteve u emërua me propozim të Ilir Metës, Edmond Haxhinasto, i cili më vonë do të bëhej edhe ministër, ku nuk e çoi kurrë për kontroll Njësinë e Zbatimit të Projektit të Koncesionit nga kompania SGS, e cila nisi një histori abuzimesh, shkruan “Report TV”.


Leave a Reply

Your email address will not be published.