Artan Fuga zbulon arsyen e vërtetë pse nuk u pranuam në BE

Artan Fuga zbulon arsyen e vërtetë pse nuk u pranuam në BE

Akademiku Artan Fuga, ka folur ditën e sotme në një emision televiziv rreth Samitit të Bashkimit Europian, ku ka ngritur dyshimet se mos zhurma e bërë nga liderët europianë Edi Rama, Dimitar Kovaçevski dhe Aleksandër Vuçiç në lidhje me mos pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union bëhet për shkak se kështu mund të legjitimohet më lehtë Ballkani i Hapur.

“Kur themi se njëlloj të paduruar janë edhe Kovaçevski dhe Vuçiç, kam një pikëpyetje se mos 3 figurat kanë të prirura për disa arsye që të avancojnë drejtë nocionit të Ballkani të Hapur dhe legjitimi i tij si një enklavë në raport me Europën mund të legjitimohet më lehtë nëse rritet zhurma që Europa nuk po na pranon. Sepse BE qenka impotente dhe e mbaruar…

Kam një dyshim se padurimi i stisur mund të jetë përpjekje për të legjitimuar një proces tjetër.

Kam thënë që Ballkani i Hapur është një nocion bosh nga përmbajtja, nëse është fjala për të hapur vendet e Ballkanit jam partizan i hapjes, por problemi është që duhet parë sa Ballkani i Hapur ashtu si edhe BE ka elementin e vet juridik, ekonomik, human, gjeopolitik. Pa u sqaruar këto nuk di c’të them për Ballkanin e Hapur.

Askush nuk ka ç’të thotë. As ata që e mbështesin as ata që e kundërshtojnë.

Jam i bindur që në padurim ka një element të papranueshëm, përpjekje për të legjitimuar BH si alternativë ndaj BE.

Gjë që shprehet në formën e një histerie psikologjiko-mediatike që injekton mosbesim në vlerat europiane. Europa nuk mund të ndërtohet në Shqipëri, vlera e saj mund të integrohen në kuadrin e një projekti.

Nuk jemi një popull fëmijë, jemi një komb i vjetër dhe kombet e vjetra kanë durim. Shtete e reja nuk kanë durim”, është shprehur ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published.