“Aty është e përfshirë gjithë politika”/ Zheji dhe Lubonja nxjerrin prapaskenat dhe ngrenë alarmin për atë që po ndodh me SPAK: Atë prokurorin e famshëm e kanë

“Aty është e përfshirë gjithë politika”/ Zheji dhe Lubonja nxjerrin prapaskenat dhe ngrenë alarmin për atë që po ndodh me SPAK: Atë prokurorin e famshëm e kanë

Puna e SPAK u trajtua në emisionin e sotëm “Pikat mbi I” ku analistët Artur Zheji dhe Fatos Lubonja shprehën pikëpamje të ndryshme për performancën e këtij institucioni.

Sipas Zhejit, SPAK i kushton rëndësi një hetimi si ai i fermerit të Kozares, ndërkohë që nuk ecën me të njëjtin ritëm për drejtorin e FSHZH-së, Dritan Agolli.

Nga ana e tij Fatos Lubonja u ndal te ngjarja e djeshme në Elbasan ku u arrestuan dy zv.drejtorët e Policisë të cilët nuk vepruan gjatë ngjarjes së ndodhur katër ditë para zgjedhjeve të vitit 2021.

A po i heton SPAK hajdutët me kostum burokrati?

Zheji: Kam qenë një nga mbështetësit e SPAK por rasti më dramatik kur thirren për të dëshmuar shumë bujq për një autokombajnë e cila rezulton se është privatizuar menjëherë pas viteve 90 dhe koha e harxhuar, spostimi i vëmendjes që SPAK ka për gjëra kaq periferike, më bën të shqetësohem. Nuk shoh dot qartësisht optikën me të cilën SPAK e sheh këtë korrupsion kaq minor dhe ndërkohë e sheh me të tjera lente korrupsionin si në rastin e Agollit të FSHZH-së, ndërkohë që kryeministri e mban atë pranë dhe nëpër delegacione. Pra SPAK nuk shqetësohet fare nga përfolja e këtij zotërie. Kjo mospërputhje kaq shqetësuese, më shqetëson.

Çfarë mendoni për punën e deritanishme të SPAK?

Lubonja: Zheji ka qenë gjithmonë më optimist, shikonte gjysmën plot. Unë nuk jam fare i befasuar sepse kam qenë dhe mbetem i tezës se SPAK dhe reforma në drejtësi në tërësi janë bërë me synim që Rama dhe banda e tij të kapë edhe drejtësinë e cila kishte 1 mijë probleme, por ishte më e shpërndarë sa i përket lidhjeve me pushtetet, me Berishën, Metën, Ramën. Nuk çuditem fare. Dje dëgjova një ngjarje shumë të rëndë që është arrestimi i dy shefave të policisë në Elbasan, ka të bëjë me politikën, me krimin. Ata u arrestuan se kanë shkuar si polici atje kur ata të PD-së kishin bllokuar makinën me dokumente që provonte blerjen e votës, pra kanë shkuar si policë që të marrin këta të PD-së dhe PS-së, kanë ardhur të tjerët, ka ardhur banda e PS-së dhe ia ka vënë koburen në kokë shefave të policisë që të mos bënin veprimin që duhet të bënin. Aty na doli edhe një prokuror që tha që ska pasur dokumente. Me këtë ngjarje duhet të anuloheshin zgjedhjet. SPAK nuk vendos për zgjedhjet, por atë prokurorin e famshëm e ka marrë në SPAK. Tani u arrestuan se sado sado procesi vetë ka zbuluar që ka ndodhur kjo ngjarje. Nuk mund ti mbyllin sytë të gjithë gjyqtarët. Aty është e përfshirë gjithë politika. Çfarë të pres unë nga SPAK. Doli projekti i Butrintit, kush nuk po e konteston, ky Agolli është protagonisti.


Leave a Reply

Your email address will not be published.