“Kam frikë”/ Frrok Çupi del me paralajmërimin e fortë për Metën e Berishën dhe tregon çfarë i trembet se mund të ndodhë në 7 dhe 24 korrik: Biden iu dërgoi mesazh!

“Kam frikë”/ Frrok Çupi del me paralajmërimin e fortë për Metën e Berishën dhe tregon çfarë i trembet se mund të ndodhë në 7 dhe 24 korrik: Biden iu dërgoi mesazh!

Analisti Frrok Çupi shprehet se iu trembet paralajmërimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Meta për dy datat e shumëpërfolura 7 dhe 24 korrikun. Çupi rendit edhe arsyet se përse iu tremet këtyre dy datave.

Alban Dudushi: Ke frikë nga data 7 dhe 24 korrik?

“Po kam, jam i sinqertë në atë që them. Kam frikë se e kam parë shumë keq Shqipërinë, kam përjetuar ’97 në Vlorë, në Fier në Gjirokastër, kam parë njerëz të vriten me njëri-tjetrin vetëm për të provuar nëse punonte kallashnikovi. Nuk më garanton asnjë njeri që vendi nuk kthehet prap në atë situatë. Papritur mund të ndodhë. Njeriu duhet të ketë frikë, njeriu mund të çmendet në një moment. Jemi mësuar në situata shumë të rënda. Më është dukur se Biden kur tha se duam t’i themi Rusisë se këtu në Ballkan jemi ne, më është dukur se po fliste me Berishën dhe Ilir Metën. Po u thoshte mos guxoni të shkaktoni më protesta”

Albana Dudushi: Kjo është arsyeja që t’i mbështet Ramën, frika nga Berisha dhe Meta?

“Kam frikë se po të thyhet një xham tani shkakton trauma shumë të mëdha. Menjëherë pas ’91 unë emërohem drejtor i Qendrës Kulturore, dhe në atë kohë njerëzit e armatosur ishin shumë të egër. Dikush kishte qëlluar me armë në derën kryesore dhe kishte thyer xhamin. Më njoftuan natën. Kam shkuar kam njoftuar drejtorin e Pallatit të Kongreseve, kam gjetur xhamin dhe në orën 7 të mëngjesit xhami ka qenë i rregulluar. Pse? Sepse nëse në mëngjes xhami do të shihej i thyer, të jesh i sigurt se turmat do e shkatërronin. Këtë frikë kam unë se mos thyet ndonjë xham, se mos vritet ndonjë njeri sepse pastaj ne jemi në prag të një ndriçimi tonë. Ne kryesojë këshillin e Sigurimit, jemi në prag të hapjes së negociatave, janë dia gjëra. Ta shuash vendin tënd është ta duash të paprekur, kjo është garancia kryesor. Ne jemi nën sigurinë e aleatëve tonë, jemi në një situatë ku secili shqiptar ka një pronë, një ekonomi, një fëmijë në shkollë”


Leave a Reply

Your email address will not be published.