E BUJSHME/ Largohet nga Top Channel, ja në cilin televizion do ta shikojmë së shpejti Arbana Osmanin


Nëse keni pritur që në këtë sezon do të shihni moderatoren Arbana osmani nën drejtimin e Big Brother Vip, gaboheni.

Edicioni i dytë i Big Brother Vip do të nis në janar, por kjo nuk do të thotë që Arbana Osmanin nuk do ta shohim në ekran.

Për herë të parë në karrierën e saj televizive ajo do të prezantojë një projekt që nuk do të mbajë logon e Top Channel.

Bëhet fjalë për televizionin publik shqiptar ku këtë vit Arbana osmani do të prezantoj festivalin e fundvitit. Ende nuk dihet nëse do të ketë një bashkë prezantues apo do ta prezantojë vetëm. Në këtë projekt ajo do të mbajë rolin e moderatores dhe autores.

Për Arbanën nuk është hera e parë që prezanton një spektakël të këngës, mjafton të kujtojmë që për shumë vite ka prezantuar Top Fest.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *