Klodiana Lala publikon skandalin e radhës: Kam çdo gjë të faktuar

Klodiana Lala publikon skandalin e radhës: Kam çdo gjë të faktuar

Gazetarja Klodiana Lala shkruan se dy të miturit që u aksidentuan sot pasi ranë nga lartësia kanë qenë duke punuar në një qendër tregtare.

Në një postim në Facebook, Lala shkruan se të rinjtë i ka parë vetë në momentin që kanë shkuar në spitalin e Traumës, pasi ajo ndodhej gjithashtu në të njëjtin vend për një problem shëndetësor. Lala shkruan se të miturve u janë dëmtuar pjesë të shumta të trupit.

“Dy te mitur 16 dhe 17 vjec u aksidentuan teksa punonin ne ndertim ne qendren tregtare MEGATEK. Si eshte e mundur qe ende ka kompani qe punesojne te mitur dhe asnje institucion ska dijeni. Besoj ju kujtohet rasti i Ardit Gjoklajt. Ne si media duhet te hapim syte se mund ta mohojne qe ishin te punesuar aty. Te miturve te cilet jane demtuar ne pjese te ndryshme te trupit ju uroj sherim te shpejte. Autoritetet te zbardhin ngjarjen! ps.djemte ishin tek Trauma, kur vete une mberrita ne urgjence per nje shqetesim shendetesor, keshtu qe kushdo qe guxon te me pergenjeshtroje apo pretendoje te kunderten ta dije mire qe e kam cdo gje te faktuar”, shkruan Lala.


Leave a Reply

Your email address will not be published.