“Shko prap te…”/ Financimet ruse në PD, Alibeaj dhe Majko përplasen në Kuvend: Vetëm ti nuk duhet të flisje

“Shko prap te…”/ Financimet ruse në PD, Alibeaj dhe Majko përplasen në Kuvend: Vetëm ti nuk duhet të flisje

Dyshimet se Partia Demokratike ka pranuar financime nga Rusia në vitin 2017 ndezi një debat të ashpër mes deputetit socialist Pandeli Majko dhe demokratit Enkelejd Alibeaj.

“Besoj që sot në kufijtë 24 orëve, drejtuesit e PD, me ose pa zyra e dinë shumë mirë që PD ka marrë rreth 500 mijë nga fondet ruseve, mirë do ishte që kur flasin për fondet europiane, të flasim dhe për fondet anti europiane, nuk mbyllet me ironi, përpara se t’i kërkoni Beqes sonë, po Beqes suaj, dhe ky nuk është një faj individual, është një akuzë e konfirmuar nga administrata amerikane”, tha Majko.

“Më në fund Pandit i qenka shëruar goja se për çështje delikate, i vetmi që nuk duhet të fliste nuk duhet të ishe ti, se e di një gjë që është një makinacion që mungon sot, po si i vjetër në politikë, së paku prit dhe ca orë se do të përgënjeshtrohet, dhe shko prap të dentisti”, tha Alibeaj.

“I respektoj shumë këta që kanë mjekët të bardhë dhe flokë të zinj dhe dua si të jetë kështu, siç thonë këta, por po e përsëris dhe njëherë, ajo që keni diskutuar ju dhe midis vedit, është një akuzë e cila dje është ripërsëritur, unë uroj që Basha të shkojë normalisht në SHBA dhe partia që u krijua nga studentët të mos ketë këtë akuzë,” përfundoi Majko.


Leave a Reply

Your email address will not be published.