Çfarë ndodhi në gjyqin e ish-agjentit Jeton Lami? Ja çfarë kërkuan avokatët mbrojtës (Detaje të reja)

Çfarë ndodhi në gjyqin e ish-agjentit Jeton Lami? Ja çfarë kërkuan avokatët mbrojtës (Detaje të reja)

Jeton Lami, djali 28-vjeçar, i arrestuar për një nga ngjarjet më të përfolura të kohëve të fundit në vend, ka kërkuar sërish lirinë. Në Apel, ai tentoi të ndryshonte masën e sigurisë për shkak se sipas tij ai nuk është i përfshirë në akuzën që është ngritur ndaj tij.

Në fakt, Lami, i cili u arrestua teksa ishte pjesë e një prej skuadrave elitë të Policisë së Shtetit kërkon dhe ka kërkuar edhe më herët të vërtetohen akuzat e ngritura ndaj tij pasi ai mohon faktin të ketë qenë në shërbim të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj e aq më tepër ta ketë shpëtuar atë nga prangosja e Policisë së Shtetit.

Lami tashmë gjendet në burg dhe janë një sërë prokurorish që tentojnë t’i rrëmbejnë një dëshmi që mund të hedhë dritë mbi zhdukjen e mistershme të Ervis Martinajt, për fatin e të cilit ende nuk dihet asgjë publikisht.

SEANCA

Në Gjykatën e Apelit u mbajt dje seanca për vlerësimin e masës së sigurisë së Jeton Lamit, ish-agjentit të skuadrës së Kërkimit “Fast”. Lami nuk është paraqitur, por në seancë kanë qenë 2 avokatët e tij mbrojtës. Ata kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tij pasi pretendojnë se nuk kanë lidhje me ngjarjen, për të cilën akuzohen.

Sipas informacioneve, mësohet se avokatët pretendojnë që nuk vërtetohet nga Policia, as Prokuroria, që Jeton Lami e ka shoqëruar deri në momentet e fundit Ervis Martinaj dhe kërkojnë bërjen e një ekspertize të pamjeve filmike për të vërtetuar nëse është i njëjti person apo jo.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, relatore Edlira Petri, pasi dëgjoi argumentet, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”

Jeton Lami u arrestua për shpërdorim detyre duke u akuzuar se ka ndihmuar Ervis Martinajn të lëvizte gjatë kohës që ishte në kërkim. Ndërkohë që të dielën e 18 shatorit u transportua nga Burgu i Shën Kollit në Lezhë, drejt Burgut 302 në kryeqytet.

Jeton Lami u arrestua më 24 gusht 2022, ndërkohë që çështja e zhdukjes së Ervis Martinaj dhe përfshirja e ish-efektivit të operacionales Jeton Lami është kërkuar të hetohet nga SPAK.

Krerët e Policisë duket se janë të bindur në detaje të ngjarjeve, duke pretenduar edhe zhvendosjen e dosjes nga Kurbini në strukturën e posaçme. Një muaj nga zhdukja e mistershme e Ervis Martianajt, ende Prokuroria dhe Policia nuk kanë asnjë variant për këtë ngjarje.


Leave a Reply

Your email address will not be published.