Çupi: Berisha urdhëroi ushtrinë të sulmonte Vlorën në 3 drejtime në ’97, u pajtuan mercenarë iranianë që kishin luftuar në Bosnjë për të kryer gjenocid


Analisti dhe gazetari Frrok Çupi ka zbardhur detaje tronditës për ngjarjet e vitit 1997. Me anë të një shkrim i në rrjetet sociale, ai u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha urdhëroi ushtrinë të sulmonte Vlorën në 3 drejtime. “Sulmet kundër Vlorës nisën që në marsin e vitit 1997. Isha në Vlorë, pandërprerë në Vlorë, në krahinën që po sulmohej nga shteti. Presidenti i vendit kishte urdhëruar ushtrinë që të sulmonte në tre drejtime: Të pushtohej nga militantë të PD, te ardhur kryesisht banorë të Veriut që nga Shkëlzeni deri në lumin e Matit. Të shembeshin urat dhe lidhjet me Vlorën me qëllim që popullsia e krahinës të izolohej dhe t’ i priteshin furnizimet me ushqime dhe medikamente. Të sulmohej nga ajri nga Forcat Ajrore të Republikës… Mes këmbësorëve që po sulmonin Vlorën ndodheshin edhe qindra luftëtarë iranianë. Djemtë e Vlorës nisën ritualin e përnatshëm në dy drejtime: E para, mblodhën tregtarët dhe forca të tjera civile që të siguronin ushqimin për familjet në nevojë. Ato pak mallra që ndodheshin nëpër magazina nisën të shpërndahen shtëpi më shtëpi. E dyta, organizuan grumbullimin me pishtarë në duar që nga Pylli i Sodes deri në lumin Vjosa. Ruanin detin dhe urën e Mifolit që të pos pushtoheshin nga ‘ dushmani’, tha ai. Më tej analisti u shpreh se shumë forca vinin nga lufta e Bosnjës. Sipas tij, luftëtarët e ardhur nga Bosnja ishin iranianët qe kishin luftuar atje si mercenarë. “Ishte marrë vesh se shumë forca vinin nga lufta e Bosnjës. Lufta civile e Bosnjës kishte shkaktuar mijëra viktima. Vetëm kaq u tha: ‘ Vijnë nga Bosnja’. Luftëtarët e ardhur nga Bosnja ishin iranianët qe kishin luftuar atje si merecenarë; tani vinin të luftonin kundër popullit të Vlorës po si mercenarë. Disa prej tyre, nga ata që mundën të hynin në Vlorë, u panë që luftonin pa mëshirë. Ata dalloheshin nga gjuha dhe nga simboli që përdornin: Tre gishtat lart. Disa orë të përgjakshme të luftës në Vlorë kanë përjetuar egërsinë e luftëtarëve nga Irani, që vinin nga Bosnja si mbështetje për presidentin e Shqipërisë”, nënvizoi Çupi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *