E ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan ka qenë Marinela Hysa, ish-banore e Love Story. Ajo është një personazh mjaft i njohur për publikun nga videot që shpërndan në Tik Tok. Qëllimi i saj në këto video ka qenë që t’i nxjerrë keq personazhet VIP, duke i ironizuar apo zbuluar sekrete.
Por mesa duket Marinela tashmë është tepër e rënduar psikologjikisht, pasi në emision përlotet dhe shprehet se është penduar, pasi ka shkatërruar jetën e shumë personazheve të cilët kanë dhe një familje.
“Më ka dërgua një mesazh Alketa por nuk ia kam kthyer sepse kam qenë shumë keq. Kur i pashë videot më pas vetëm qaja, kisha dalë komplet nga vetja:, është shprehur Marinela.
Marinela tregon se kur e nisi të gjithë këtë, e nisi me idenë që të sillte një ndryshim sepse kudo që shkonte përballeshe me njerëz që e ngacmonin seksualisht dhe nuk e shikonin atë si një vajzë që flet bukur e të tjera.
“Personazhet publik që unë kam përmendur, unë i kam dëmtuar shumë sepse kanë familje, kanë nuse. Dikush nga ata mund të jetë i martuar, dikush nga ata i dashuruar, pra unë kam bërë një gjë që nuk duhet ta kisha bërë dhe këtë gjë nuk do ta bëjë kurrë njeri në Shqipëri dhe në botë këtë gjë që kam bërë unë. Nëse ke një problem me një person, nuk ke pse të bëhesh i keq, të dëmtosh të tjerët sepse po dëmtove të tjerët ke dëmtuar dhe veten tënde. Unë kam dy muaj me ankth”, ka shtuar më tej Marinela Hysa