Nga faktet për Martinaj deri te arrestimet e bujshme, “minat” që i plasën në dorë policisë


Java që po lëmë pasi ka qenë e mbushur me ngjarje të bujshme për sa i përket botës së krimit por jo vetëm

Kryefjalë e lajme kanë qenë qyteti i Shkodrës me vrasjen e 19-vjeçarit, publikimi i emaileve të ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano, faktet e reja mbi zhdukjen e “mbretit” të basteve, Ervis Martinaj dhe arrestimet për korrupsion të disa zyrtarëve e mjekëve.

Në një rendë kronologjik, e diela e 18 shtatorit, paralajmëroj një javë me ngjarje të rënda, fillimisht shoferi i një zyrtari të Bashkisë, Klaudio Malaj u arrestua me armë dhe duke shpërndarë kokainë. Por jo vetëm kaq tensionet mes bandave në qytetin verior u ndezën sërish. Vrasja e Erjon Xhenjës, 19-vjeçar, tronditi qytetin dhe hapi një sagë të re përplasjesh.

Sulmet e Iranit dhe publikimi i email-ve të ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nanos zbuluan anën detaje të rëndësishme të krimit dhe bashkëpunimi i tyre me shtetin. Policia dhe prokuroria u përpoqën të ndalnin media të publikonin të dhënat, por faktet tronditëse tashmë janë në dorë të hakerave.

Faktet e reja mbi Martinajt

Gjallë apo i vdekur? Kjo është pyetja që po mundon prej kohësh jo vetëm familjarët e mbretit të basteve, por dhe gjithë opinonin publik. Pasi zhdukja e tij lidhet dhe me instancat më të larta të shtetit. Kujtojmë këtu që ish-oficeri Jeton Lami “i shërbeu” me besnikëri” Martinajt.

Rama, ministri Çuçi dhe drejtori i policisë Rrumbullaku, u shprehën se kanë dijeni për fatin e Martinaj por do flasin me fakte. Duke mos dhënë asnjë detaj tjetër.

“S’keni parë gjë akoma”

Një operacion kundër korrupsionit ka vënë në pranga 5 persona deri më tani. Bëhet fjalë për mjekun Fitim Marku, i cili u kap në flagrancë teksa merrte nga një paciente shumën prej 200 mijë lekë të vjetra kundrejt shërbimit të skanerit.

Në fakt pacientja ishte një agjente e policisë dhe sipas burimeve mjeku ndiqej prej kohësh pasi kishin ardhur disa denoncime për të. Mësohet se në spitalin e Traumës do të ketë arrestime të tjera, të mjekëve të përfshirë në korrupsion.

Nga ana tjetër, 4 punonjës në Universitetin Bujqësor janë lënë në burg pasi abuzuan me një tender për plehrat kimik, duke falsifikuar dokumentet dhe i përvetësuan ata.

,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *