Rama: Me përjashtimin spektakolar të Bashkisë së Vlorës, kemi pasur një sezon realisht të pastër


Nga Lalzi i Durrësit, Kryeministri i vendit Edi Rama po bën bilancin e sezonit turistik veror. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama është kthyer pas në kohë duke thënë se kur PS, ka nisur ta transformojë Shqipërinë në një vend turistik, turizmi kishte 4 për qind në kontributin e vendit, ndërsa tani, thekson Kryeministri Rama, kjo shifër është rritur duke shkuar në 17 për qind.

Edi Rama: Kur ne e kemi nisur punën për të transformuar Shqipërinë në një vend turistik, turizmi ishte 4 për qind në kontributin e vendit. Kemi pasur një turizëm primitiv dhe jashtë çdolloj standardi të konkurrencës në këtë mjedis gjeografik ku Shqipëria ka fatin mes lojtarësh botërorë të turizimit që janë me një traditë më të gjatë se e jota që deri para 30 vjetësh kemi qenë një vend pa turizëm.

Sot, pjesëmarrja e këtij sektori në prodhimin e përgjithshëm kombëtar, është 17 për qind. Për të gjithë ata që refuzojnë ta njohin progresin dhe e kanë kujtesën shumë të shkurtër, kemi qenë një vend dhe kjo gjë ka vazhduar dhe për disa vite që bënim lajm për pisëllëkun, që dilnim nëpër mediat e huaja si një vend pis, i ndotur.

Jo shumë larg që këtu kemi pasur një nga gangrenat më të mëdha dhe të turpshme të kontinentit, fushën e plehrave të Durrësit, e cila është bërë subjekt kronikash në televizionet më të rëndësishme në Gjermani, Angli.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka shtuar se me përjashtimin e Bashkisë së Vlorës, mund të thuhet se ka qenë një sezon turisitk realisht i pastër.

Edi Rama: Sot, Shqipëria bën lajm për të kundërtën. Në të gjitha mediat botërore, Shqipëria e nxjerr kokën, diku më shumë e diku më pak, është midis vendeve që rekomandohen për t’u vizituar. Ky është një ndryshim epokal, nuk është i vogël.

Kemi pasur këtë vit, nën drejtimin e ministres Kumbaro që ka bërë diferencën në këtë drejtim, falë dhe shembullit inkurajues të një bashkie, të Lezhës përsa i përket pastërtisë dhe sot me përjashtim spektakolar të Bashkisë së Vlorës, mund të themi se kemi pasur një sezon realisht të pastër.

Duke filluar nga Tirana, të gjitha përshtypjet e vizitorëve të huaj fillojnë  me pastërtinë. Në një qytet që ishte simboli i pisllëkut pas 4 vitesh që ranë në gjumin e thëllë bashkë me atë që gërhiste.

,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *