Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, shpallet në kërkim autori i dyshuar


Policia ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për vrasjen e 44-vjeçarit Pjetër Kola, ngjarje e ndodhur në Pukë mbrëmjen e së martës.

Korrenspondentja e Klan News, Emi Kalaja, ka mësuar nga burime policore se në kërkim është shpallur Martin P., i cili akuzohet se i dyshuar për vrasjen e Pjetër Kolës

44-vjeçari u qëllua me armë në Pukë të martën dhe rreth orës 18:00 u dërgua për ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës. Më pas u transportua drejt Spitalit të Shkodrës, por nuk mbijetoi për shkak të plagëve dhe ndërroi jetë.

Shkaqet e vrasjes janë ende të paqarta

,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *