Zhduken 2 vajza shqiptare, 18 dhe 19 vjeç, kërkohet ndihmë për gjetjen e tyre


Dy vajza nga Kosova, njëra nga fshati Treboviq e tjetra nga Qyshku janë zhdukur. Rastin e kanë denoncuar në polici prindërit e tyre. Në media është publikuar fotoja e vajzave të zhdukura dhe është shpërndarë  gjithashtu edhe nga deputeti i Kuvendit të Kosovës Bekë Berisha. Ai ka apeluar organet e rendit që të intensifikojnë hetimet për gjetjen e tyre.

“Ka 6 ditë që dy familje kërkojnë ndihmë për gjetjen e vajzave të tyre, E.B., 19-vjeçare, nga fshati Qyshk, dhe L.N., 18-vjeçare, nga fshati Treboviç i Pejës. Ftoj organet e rendit që të intensifikojnë përpjeket për gjetjen e tyre. Njëherit, apeloj tek qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion për vendodhjen e tyre ta njoftojë Policinë e Kosovës”, shkruan Berisha në Facebook.

Policia ka njoftuar se rasti i zhdukjes së tyre është duke u hetuar.

,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *