Moti bën kthesën e madhe këtë javë, Lajda Porja zbulon ditën kur nisin “suprizat”


Shqipëria hyri zyrtarisht në vjeshtë gjatë javës së shkuar me shirat që ranë, ndërsa këtë javë pritet të vërehet një mot më i freskët edhe pse me temperatura jo normale për këtë periudhë.

Sipas meteorologes Lajda Porja, paraditet gjatë kësaj jave pritet të jenë me mot të kthjellët, ndërsa pasditet me mot të freskët.

Moti i kthjellët pritet të jetë present në të gjithë territorin, ndërsa parashikohen vranësira të lehta në zonat malore dhe veri-lindje të vendit.

“Mëngjeset do të jenë të freskëta, me temperature që do të jenë deri në 5 gradë Celsius, panoramë e cila pritet të ndryshojë duke nisur nga e enjtja ku pritet të vërehet një rritje graduale e temperaturave duke kulmuar në fundjavë me 28 gradë Celsius në zonat e Ultësirës Perëndimore”, tha Porja për “abc”.

Fundjava sipas Meteoalb do të jetë me temperatura vere kryesisht në qytetet e Ultësirës Perëndimore. Pritet që temperaturat në këto zona të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.

,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *