Dokumentari i “Në shënjestër”
Një verë e mbushur me krime të shumta, të lidhura në një seri të pambarimtë gjaku. Rrugë të sakatuara nga hakmarrja dhe qetësia e humbur përgjithmonë e një rendi që duket i cënuar rëndë.
Dhe e sirenave të policisë, zjarrfikësve dhe ambulancave që duket se nuk u ka mbetur gjë tjetër vetëm të shuajnë flakët dhe tymin që lenë pas bandat dhe të transportojnë viktimat e radhës të shpërthimit të një lufte që mbjell terror dhe pasiguri, në kulmin e një sezoni, që ekskluzivisht duhet të mirëpriste turistët, dhe jo kufomat e shpërndara nga bandat, kudo nëpër rrugë.
2-Një skenë e tillë do të ishte edhe e diela përvëluese, e 17 korrikut 2022, për Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Një mesditë ku rrugët dukeshin të lira dhe të pashqetësuara nga trafiku i zakonshëm i verës.
Por që dukej se ishin të tilla vetëm për vrasësit e radhës, por jo për tre të rinjtë, të cilët nuk e kishin menduar se udhëtimi i tyre i fundit në këtë jetë, do të ndërpritej nga breshëria e gjatë e plumbave, të derdhur mbi ta. Plumba, që nuk u dhanë asnjë mundësi të mbijetonin, por jo vetëm kaq, por u derdhën furishëm mbi ta, si një hakmarrje e egër, burimin e së cilës ende edhe sot policia e ka të vështirë ta identifikojë se nga vinte. Por kush i vrau Brilant Martinajn dhe miqtë e tij?
3-Cila ishte përditshmëria e tyre e fundit në këtë jetë? Brilant Martinaj, ishte një emër problematik për rendin. Edhe pse në një moshë të re, ai ishte kthyer shpejt në një vrasës gjakftohtë të rrugëve të Shqipërisë.
Rrugë, që dukeshin se kishin nisur dalëngadalë ti bindeshin autoritetit të këtij të riu, jo më shumë se 22 vjeçar. Ku tashmë, ai kishte vendosur rregullat e tij.
Rregulla, të cilave duhet t’u përgjigjeshin edhe uniformat e policisë, të cilët kishin nisur t’i bindeshin si të ishte bosi i tyre. Prestigj, që i kishte dhënë të riut Martinaj, shpejt statusin e të paprekshmit në rrugë. Por edhe të ngrinte armën ndaj uniformave blu.
4-Reputacion që Brilant Martinaj e kishte fituar edhe si kushëriri i parë i Ervis Martinaj.
Kushëriri nga babai, i njohur edhe si bosi i lojërave të fatit në Shqipëri. Që edhe vetë, sot rezulton i zhdukur pa gjurmë. Autoritet që i kishte dhënë të riut Martinaj, mundësinë të lëvizte i lirshëm. Ashtu si ditën e ngjarjes, ku në vend të ishte në kërkim policor, ai u gjet më parë nga kundërshtarët e tij.
Të cilët nuk kursyen ndaj tij dhe miqve qw e shoqëronin batare të shumta me plumba. Aq sa ekspertët mjeko-ligjorë e patën shumë të vështirë të identifikonin fillimisht kufomat e përzhitura nga flakët.
Të cilat thuhet se ishin karbonizuar plotësisht.
5-Ku identifikimi i kufomave, u bë vetë pas analizimit të trupit të karbonizuar të Brilant Martinaj.
I cili u dallua nga atletet e markës ‘Valentino’ që mbante veshur si edhe nga një orë e markës ‘Rolex’ që mbante në dorë. Sipas ekspertizës balistike të kryer, në trupin e viktimave, u gjetën 18 deri në 20 plumba
nuk kishte asnjë precedentë të mëparshëm penalë. Apo llogari të hapura me ligjin.
23-Ai priste së shpejti të bëhej baba për herë të dytë. Atësi të cilën nuk mundi ta shijojë, pasi plumbat ia prenë jetën në mes. Më keq akoma, familja nuk mundi ta shikojë për herë të fundit. Pasi trupi i tij u shkrumbua brenda në makinë, bashkë me atë të Brilant Martinaj.
Nga flakët të cilët shpërthyen, pasi ekzekutorët thuhet se goditën me breshëri arme sebratorin e makinës së viktimave. Vëllai i tij Arbër Hoxha, tregoi për grupin hetues edhe momentin se si e mësoi lajmin për ekzekutimin e njeriut të tij të afërt. Ai tha po kështu, se vëllai i tij nuk kishte konflikte.
24-Çka krijoi edhe më shumë bindjen te grupi hetues se objektivi i atentatit ishte Brilant Martinaj dhe miku i tij Dikler Vata.
“Vëllai im Besmiri më datë 17 korrik ora 11.30 paradite ka qenë duke udhëtuar me Brilant Martinaj me një makinë Wolswagen gri me targë AB 456 DO. Makinën e drejtonte Besmiri. Ngjarjen që Besmiri dhe shokët e tij ishin qëlluar në Fushë-Krujë e mësova nga mediat”, tha Arbër Hoxha.