Edi Rama: “Non grata” nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen


Kryeministri Edi Rama reagoi dje nga Përmeti ndaj deklaratave të opozitës se janë në rrezik vizat për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë. Rama theksoi vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë. “Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashetheme se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Non grata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë”, deklaroi ai. Më tej në fjalën e tij në Përmet, kryeministri Rama nuk la pa sulmuar as opozitën, të cilën shpesh e quan “opozita e rublave”. Sipas Ramës, historia e opozitës me paratë ruse është më e gjerë sesa ajo që dimë. Sikur mos mjaftonte inflacioni i luftës së Putinit, kemi edhe opozitën e rublave. Historia e tyre me rublat është një histori më e gjerë sesa ajo që dimë. Për të cilën tani janë futur në sherr kush i kishte paratë dhe kush e dinte dhe kush nuk e dinte. Kur ajo doli në shesh të gjithë u hodhën që nuk kemi lidhje, ky s’ka lidhje etj. ani po mundohet të thonë kush ka dhe kush nuk ka lidhje. Por si çdo dardhë që e ka bishtin prapa edhe kjo është një dardhë që e ka bishtin prapa. Nuk është aspak rastësi, që edhe ajo historia e rezolutës së turpit me trafikimin e organeve që i ka vënë një stampë turpi jo luftëtarëve të UCK, por kombit shqiptar, sepse na identifikojnë ne si njerëz barbarë që trafikojnë edhe organe njerëzish kur janë duke luftuar për lirinë e tyre. Nuk është rastësi, që delegacioni shqiptar atje u nda dhe ata që dje ishin në pushtet votuan pro atij turpi. Siç nuk është kjo rastësi kjo më vonë, siç nuk është rastësi edhe mënyra sesi edhe në një situatë si kjo kërkojnë vetëm të hedhin më shumë benzinë në një zjarr që e ka ndezur një armik”, nënvizoi Rama. Ky qëndrim i Ramës, vjen pas reagimit të Komisionit të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, të cilat bënë fakt të kryer që Çekia, e cila mban radhën e Presidencës së BE-së, ka kërkuar që të vihen viza për Shqipërinë dhe Serbinë, që qytetarët të lëvizin me vizë në BE, kjo për shkak të rritjes së madhe të emigrantëve që shkojnë në BE përmes Serbisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *