Degradon rëndë debati/ “Merret me gjyshin tim”, i përmendi Beqir Ballukun, ministrja i kthehet ashpër Sali Berishës: Burrë plak flet për orgji, i ka këto gjëra në kokë, mund të vazhdoni të përmendni familjet


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku iu është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i tha se “Skavicën duhet ta harrojë dhe se Dibrën mund ta përmbysë vetëm kur të ngrihet Beqir Balluku nga varri”, duke i përmendur gjyshin e saj.

Ministrja Balluku theksoi se “Skavica do të ndërtohet”, ndërsa shtoi: “Ai burri që iku merret me gjyshin tim, mund të vazhdoni të merreni me familjet. Burrë plak flet për orgji, i ka këto gjëra në kokë, por prap unë do të flas për energjinë jo për fantazitë tuaja seksuale.”

Belinda Balluku: “Do të ndërtohet Skavica, është projekt pjesë e Kaskadës së Drinit, që e copëtuat e bëtë fije-fije. Tre kompanitë që do i nënshtrohet taksës së jashtëzakonshme, njëra prej të cilave ka hidrocentralin që i dhatë ju, ka fituar shumë para. Duhet që këto para ti ktheje përmes një takse të jashtëzakonshme, që e kanë aplikuar shumë vende të tjera.

Pas BE nxori direktivën, po e aplikojnë edhe vende të tjera, përfshirë Shqipërinë.

Të ardhurat shkojnë në të mirë të qytetarëve, s’ka nevojë të vini këtu dhe të mbroni këto kompani që e kanë të qarte se kjo taksë duhet vendosur.

Dëgjuam këtu se blerjet bëhen në mënyrë jo transparente, ju do kishit bërë namin. Rrini nga mëngjesi deri në darkë për të kapur ndonjë element të vogël.

Thatë shifra që nuk janë të vërteta. Habim me guximin që lexoni shifra që nuk di ku i gjeni, nga ndonjë punonjës jashtë Vaut të Dejës.

I keni bërë të gjitha llogaritë dhe dezinformoni, nëse do ekzistonin ato shifra do kishit bërë name, janë llafe pazari.

Sot flitet për energjinë. Si ai burri që iku dhe merret me gjyshin tim, mund të vazhdoni të merreni me familjet. Burrë plak flet për orgji, i ka këto gjëra në kokë, por prape unë do të flas për energjinë jo për fantazitë tuaja seksuale.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *