Ja disa arsye pse zgjoheni nga gjumi gjithmonë të lodhur


Nëse zgjoheni rregullisht të lodhur, veçanërisht nëse vazhdoni të ndiheni të lodhur gjatë gjithë ditës, kjo ndodhë për disa arsye për të cilat duhet të kudeseni për të pasur një jetë më të rregullt profesionale dhe shoqërore, shkruan Gazeta Metro.

Gjumi ka rëndësi të madhe për funksionimin e duhur në mëngjes dhe gjatë ditës. Duhet pasur kujdes si në mjedisin ku një person fli dhe kushtet paraprake,

Disa nga shkaqe të zakonshme pse zgjoheni të lodhur janë:

1. Inercia e gjumit. Zgjimi në mëngjes të lodhur dhe pa vullnet nënkuptohet si inercia e gjumit, e cila është një pjesë normale e procesit të zgjimit. Truri juaj zakonisht nuk zgjohet menjëherë pas gjumit. Gjatë kësaj periudhe, mund të ndiheni të çorientuar dhe nëse nuk jeni të kujdesshëm, lehtë mund të bini përsëri në gjumë.

Inercia e gjumit ngadalëson aftësitë tuaja motorike dhe njohëse, kjo është arsyeja pse ndonjëherë është e pamundur të bësh diçka menjëherë pasi të zgjohesh. Ju keni më shumë gjasa të përjetoni simptoma të inercisë së gjumit kur nuk flini mjaftueshëm, zgjoheni befas nga një gjumë i thellë, vendosni alarmin tuaj më herët se zakonisht.

2. Ekspozimi i dritës blu: Gjatë orëve të ditës, mund të rritë vigjilencën dhe disponimin. Por kjo nuk është zgjedhje e duhur kur dëshironi të shkoni në shtrat. Kjo e bën më të vështirë për ju që të bëni gjumë cilësor, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur mëngjesin tjetër.

3. Mjedisi i keq i gjumit: Një mjedis i dobët i gjumit mund të ketë një ndikim të madh në cilësinë e gjumit tuaj.

4. Insomnia e cila përfshin vështirësi të biesh në gjumë ose të zgjohesh shumë herët, dhe të mos jesh në gjendje të flesh përsëri.

Ka edhe çrregullimet shëndetësore të gjumit për të cilat është e nevojshme trajtim dhe diagnostifikim nga profesionistët shëndetësorë familjar që do t’iu referenote tek mjekët specialist në rast nevojë

,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *