Kiara merr “hak” ndaj Luizit për lojën, i nominon shokun e ngushtë


Mes gjithë situatës dhe diskutimeve që u krijuan, shpjegimi i Luizi për veprimin e tij ndaj Kiarës, kishte të bënte pikërisht me ‘shpëtimin’ e Tanit, shokut të tij, nga nominimi. Këtë gjë Luizi ia shprehu edhe vetë Kiarë gjatë debateve që kanë pasur ditët e fundit dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak moderatores.

Madje, ajo ka vendosur të marrë ‘hak’, pikërisht duke përdorur këtë ‘armë’ kundër Luzit. Gjatë spektaklit të djeshëm, në dhomën e rrëfimit, banorët dhanë vetm nga një emër për të nominuar dhe mes gjithë banorëve të nominueshëm, Kiara zgjodhi pikërisht Tanin. Duket se Kira e ka kuptuar se sa i rëndësishëm është aktori i humorit për Luizin dhe ka vendour ta ‘godasë’ pikërisht aty, teksa kujtojmë se dy ditë më parë tha: “Ti mendoje për Tanin dhe nuk mendoje për të dashurën tënde që e kishe future në cep aty. Më thua mua egoiste, kur je egoist vetë. Më fute aty edhe të thoja “stop”, ti po kënaqeshe aty se po fitoje në lojë. Nuk më respektove një herë, tu prish loja ty se iu dha një avantazh vajzave. Të janë errur sytë edhe vetëm lojën mendon”

,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *