PAS DY TË PËRJASHTUARVE, VJEN NJË TJETËR ZARF I ZI NË BIG BROTHER ….


Oret e fundit ishin dramatike në shtëpinë e edicionit të dytë të Big Brother Albania VIP. Një pas një, u nxorën jashtë me pahir, dy personazhe të njohur. Brenda dhjetë orëve u larguan Ermiona Lekbello dhe Eva Alikaj. E para iku pas një situate të rënduar mes sharjesh, ofendimesh dhe ngritje zëri e nervash .E dyta, iku edhe ajo me ceremoni, e përzënë nga produksioni, pasi i tha Luizit, “Unë ta çaj kafkën”.

Më herët përzunë një tjetër personazh Vip, Kejvina Kthella, pasi goditi Luizin. Po ashtu shtëpinë e ka lënë dhe këngëtarja Valbona Mema. Gjithashtu edhe Sabiani, këngëtar i njohur dhe ish-konkurrenti i “Big Brother VIP 1”, ka kërkuar këtë të mërkurë që vajza e tij të dalë nga realiti show. Edhe më herët ai është shprehur kundër lojës që Keisi po bën në “Big Brother”, veçanërisht lidhja me Kristin. Nisur nga ngjarjet e fundit dhe përjashtimi i Ermionës paraditen e sotme, Sabiani ka kërkuar që edhe vajza e tij të dalë nga ai emision.

Ermiona merre dhe gocen time me vete kur te dalesh”, shkruan Sabiani mbi një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram. Këto largime dhe vendimet e produksionit në disa raste janë kritikuar nga ndjekësit në rrjetet sociale duke futur në udhëkryq spektaklin. Madje, në një rast është protestuar dhe pranë ambienteve të shtëpisë së “Big Brother”.

,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *