Kevin Jacobs, krejt papritur u bë kryefjala e lajmeve në Shqipëri, pasi Luizi e përmendi në lojën që bëri për të çuar në nominim veten, Kristin dhe Armaldon. Meqë na zgjoi kuriozitetin, ne kërkuam dhe gjetëm të përbashkëtat dhe të veçantat e të dy lojtarëve.
Fillimisht, le të njohim Kevin Jacobs: Kevin është inxhinier shitjesh në Toronto, Ontario dhe sipas shumicës së publikut, cilësohet si një “gjeni i lig”, pasi loja e tij në sezonin e 10-të të “Big Brother Canada” dhe qëndrimi i tij për rreth 70 ditë brenda shtëpisë, ka qenë i mbushur me lojëra psikologjike dhe shumë dredhi nga ana e tij.
Kevin njihet për mashtrimet e tij të jashtëzakonshme në lojë, duke krijuar një personalitet krejtësisht të ri, i cili gënjente dhe bënte gjithçka për fitoren. Kevin arriti deri aty sa vendosi një unazë të rreme martese dhe gënjeu banorët e tjerë se ishte i martuar, ndërkohë që ishte i lidhur prej kohësh me një vajzë. Qysh prej fillimit, ai u fut në karakter dhe vetëm kur rrëmbeu fitoren, doli prej atij karakteri.
e tij. Ndërsa Luizi, luan me karta të hapura. Ai e di që është i aftë dhe nuk lë askënd ta manipulojë, duke e siguruar territorin e tij.
Kevin ishte më i lexueshëm se Luizi. Që kur shkeli në shtëpi, banorët e kuptuan që Kevin ishte gjenial, por i lig, pavarësisht tendencës së tij për të bërë si i ‘pafajshëm’. Ndërsa për Luizin, banorëve të “BBVA” iu desh ta shihnin në shumë situata dhe të krijonin shpesh edhe mendime të nxituara për të (shumica e ish-banorëve mbështesin lojën e Luizit në “BBVA”).
Një tjetër çështje është dashuria. Fituesi i “Big Brother Canada” iu përkushtua 100% lojës, skemave dhe mashtrimeve, kurse Luizi përjetoi edhe dashurinë me Kiarën. Herë pas here, ai i dorëzohet ndjesive dhe kjo e bën më të ndjeshëm dhe më të pëlqyer nga publiku.